Edhe pse po bëhen 10 ditë nga mosfunksionimi i pjesshëm i urgjencës, në spitalin qendror në spital, ende nuk ka një përgjigje se kur kjo urgjencë do të kthehet në normalitetin e saj të mëparshëm.

Më gjasë shërbimet që u ndërprenë nuk do të rikthehen të gjitha njëherësh.

“Në mënyrë që ne të vazhdojmë sistemin dhe të marrim peshën tonë të zakonshme, do të fillojmë të rikthejmë disa shërbime, kirurgjitë dhe dhe aksidentet neurovaskulare”, tha Albana Fico.

Fico thotë se po bëhet gjithçka për të qenë të sigurt dhe se shërbimet e tjera kanë funksionuar normalisht.

“Asnjëherë nuk është mbyllur QSUT dhe spitali qendror. Gjëja më e rëndësishme është t’u shërbejmë ashtu siç duhet qytetarëve dhe vazhdojmë të bëjmë gjërat që bëjmë si QSUT. Këtu emergjencat kanë marrë shërbim, po kështu urologjitë, ndërhyrjet kardiake kanë funksionuar. Ne jemi riorganizuar brenda vetes, emergjenca nuk ka ndaluar”, tha drejtoresha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA