Leverkusen vrapon drejt titullit kampion, aleat ka edhe statistikat

20/02/2024 08:43

Bayer Leverkusen ka fituar simpatinë e opinionit sportiv, ku pas më shumë se një dekade po shkon në rrugën e duhur për të thyer dominimin e Bayern.

“Aspirinat” janë të pamposhtur në të gjitha kompeticionet dhe tani e shohin veten në plot 8 pikë më tepër se Bayern.  Kampionët në fuqi po kalojnë një moment negative me 3 humbje radhazi në të gjitha garat, diçka që nuk ndodhtë që nga vitit 2017 kur bavarezët mundeshin në turnetë veror në tre takime radhazi.

Meritë të padiskutueshme ka dhe trajneri Xavi Alonso, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Mrekullia që po ndërton tek “aspirinat” ka bërë që të jetë objektiv i klubeve më të mëdha, por për momentin tekniku spanjoll kërkon që të realizojë qëllimin e tij në Bundesligë.

Në Gjermani janë të bindur se Leverkusen do të marrë titullin e Bundesligës. Në të shkuarën sa herë që një skuadër ka krijuar një diferencë prej 8 pikësh ka arritur gjithnjë të ruajë vendin e parë deri në fund.  Deri në fund, Leverkusen ka dhe 12 ndeshje dhe do të synojë që të fitojë titullin e parë në histori. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA