Një debat i ashpër ka ndodhur mes Eglës dhe Rikes në shtëpi, gjë që vazhdoi edhe në prime.
Të dyja ato patën përplasje, me akuza dhe tone të ashpra zëri.
Egla: Jo këshilluar. Nuk e di a është vënë re, por Rikja është një personazh që herë pas here ka bezdisur hapësirën ku jetoj. Hera e fundit ishte me Heidin, që i ka hequr Rozën nga duart dhe unë kam ndërhyrë. Rikja gjithashtu ka futur në kthetrat e saj dy vajzat (Vesën dhe Artën). Vesa më duket pak më katrore. Por mendoj se Rikja duhet me dal pak te Rikja. Rikja është një personazh që nuk duhet ta kesh në lagje. Mbylle, mbylle, mbylle. Duhet të mbaroj mendimin, pastaj do flasësh ti. Është kaq injorante.
Rike: Ti injoron shumë gjëra Egla.
Egla: I dogji shumë fakti që unë jam konsultuar me gocat. Dje nuk ja nxorra Rikes që po: ‘Ti je mendimi im në kokë’. Po mbylle mi gojën o grua 30 e ca vjeç, sa je. E shquajti veten si manipulesja. Rikja duke pasur pak ndryshk, është duke manipuluar gocat.
Rike: Me Eglën, nga ana ime, mesa di unë kemi pasur një raport të mirë. Unë nuk i kam ngërënë provokimet e saj, deri sa më ka ardhur në majë të hundës. Në momentin që erdhi mbrëmë…
Egla: Je një mashtruese e vogël.
Rike: Erdhi mbrëmë duke provokuar dhe aty nuk u mbajta më e i thashë që mos të shkojë më te shoqet e mija dhe të hedhë spica. Të them që kanë qenë disa situata që ajo më ka provokuar dhe unë s’kam reaguar. Më vjen keq që kam përdorur atë fjalën, sepse unë kam konsideratë për atë personalitetin e saj të mirë.
Arta: Egla e di shumë mirë që unë nuk manipulohem. Kam qenë pak e zhgënjyer. Egla e di, nuk ka nevojë të thotë që Rikja më menaxhon mua ose Vesën. Egla e di shumë mirë që s’jam nën kthetrat e Rikes. Unë e kam sqaruar muhabetin me Riken. Unë e përdorur nga Egla? Unë në asnjë moment nuk kam folur për Eglën te Rikja. E mendoj se dhe ajo nuk ka pasur të njëjtën konsideratë për të më përdorur.
Vesa: Egla jep këshilla pa kërkuar.
Egla: Ty jo njëherë. Se ti nuk i kupton.
Vesa: Ka thënë hidhu nga ballkoni.
Egla: Jeni për gjynah. Je hedhur. Të lutëm mos bërtit sepse po më dridhen gjunjët.
Roza: Unë mendoj se kjo gjë ka ardhur shumë natyrshëm që gocat të ndihen afër njëra-trjetrës, sepse asnjë nga ne nuk ka nevojë për mbrojtje. Si në rastin tim me Heidin, që i thashë gocave të flisnin në prime, sepse Heidi e shtrembëron situatën.
Top Channel