Ilnisa dhe Ledjona janë përplasur ashpër gjatë Primes së sotme sa i përket debatit të gazetares me Meritonin për përmendjen e emrit të vajzës Miki gjatë etiketimit që po i bënte Miki Mouse.
Sipas Ilnisës Ledjona po viktimizohet sepse megjithëse etiketimi ka një llojë peshe, loja mes dyshes për Miki Mousen ka vijuar prej ditësh. E irrituar gjatë përballjes, Ilnisa i është drejtuar Ledjonës duke i kërkuar të mos e gënjente në surrat pasi nuk është vajzat e tjera apo Jul Deda të cilit i shkon në krevat për viktimizimin e radhës.
Ilnisa: Unë jam e drejtpërdrejtë dhe nuk mund të kamufloj situata sepse në fund të fundit e mira dhe e keqja janë të dyja bashkë. Këta të dy kanë filluar prej disa ditësh me këtë lojën e Mikit dhe nuk e di se pse Ledjona përdori pikërisht atë mbrëmje ku unë nuk e dija se i paska thënë Meritonit se vajza quhej Miki. Nuk e di pse e thotë tani në Prime se ‘ti e dije’.
Ledjona: Po ti e dije…
Ilnisa: Po ne të dyja nuk flasim dhe mua mos më gënje në sy…
Ledjona: Ti dje në krevat ke folur me Meritonin për Miki Mouse.
Ilnisa: Nuk jam vajzat e tjera unë dhe Jul Deda që i shkon dhe i shtrihesh në krevat për të bërë viktimizimin e radhës. Mos më gënje sy për sy. Ledjon sapo e tha që unë e dija.Çështja e Miki Mouse ka një lloj peshe dhe unë jam dakord me ju, por ka filluar më herët.
Ledjona: Uaaa qenka e tmerrshme.
Top Channel