I mori jetën për 140 dollarë! 57-vjeçari hap zjarr në një lokal, vdes çifti i sapomartuar

20/02/2024 13:11

Një kriminel dyshohet se vrau një çift të porsamartuar në një lokal, ku gruaja punonte si banakiere.

Thomas Routt Jr, 57 vjeç, pranoi para hetuesve se ai hapi zjarr brenda Sports Page Barr në qendër të qytetit Elkorn, Wisconsin në SHBA, me qëllim grabitjen e institucionit.

Routt mori rreth 120-140 dollarë nga sirtari i parave më 1 shkurt, pasi qëlloi Gina Weingart, 37 vjeç, dhe bashkëshortin e saj Emerson Weingart, 33 vjeç, deklaroi policia.

Një kalimtar i rastit tha se Routt ishte në bar për rreth gjysmë ore duke luajtur në një makineri me videolojëra dhe më pas nxori një armë dhe i tha Weingarts dhe një personi tjetër të qëndronin aty. Dëshmitari okular tha se Routt drejtoi pistoletën nga Gina, banakierja dhe e urdhëroi të mos lëvizte.

Routt dyshohet se filloi të qëllonte, ndërsa dëshmitari okular doli me shpejtësi nga lokali dhe thirri 911. Më pas i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes me veturën e tij. Policia arrestoi Routt herët më 4 shkurt dhe u zbulua se ai ishte në lirim me kusht për zjarrvënie.

“Routt më pas pranoi se kishte qëlluar si Emerson ashtu edhe Gina Weingart dhe se kishte ndjekur dëshmitarin okular nga dera e pasme dhe qëlloi mbi të ndërsa po ikte,” thanë policët. Ai është akuzuar për dy akuza për vrasje me dashje të shkallës së parë, një akuzë për tentativë vrasje me dashje e shkallës së parë, grabitje me armë dhe posedim i armës së zjarrit.

Routt ka kaluar më shumë se dy dekada në burg për zjarrvënie dhe vjedhje.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA