Erdogan në konferencë me Ramën: Sot konfirmuam përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve! Marrëveshjet që nënshkruam…

20/02/2024 18:37

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama bashkë-drejtuan mbledhjen e parë të bashkëpunimit të nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive, 8 prej tyre pjesë e qeverisë shqiptare.

Për mediat treguan se çfarë u arrit në Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë mes dy qeverive.

“Bashkëpunimi jonë strategjik vijon. Konfirmuam çuarjen në një nivel tjetër të marrëdhënieve tona. Volumi tregtar tani është  në 1 miliard dollarë. Objektivi është ta çojmë 2 miliard dollarë në një kohë shumë të shkurtër. Ne do ta arrimë këtë. Ne e mbajtëm fjalën dhe e ndërtuam spitalin e miqësisë në Fier për tre muaj. Do të qëndrojmë pranë popullit shqiptarë. Folëm edhe për pastrimin mbetjeve të fundit të FETO të cilat hedhin hije në marrëdhëniet tona. Duam të thellojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes“, tha Erdogan.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA