Debate për Amnistinë Penale! Alibeaj kërkon më shumë kohë, Majko dhe Manja e kundërshtojnë: Mos e pengoni, duhet të çojmë deri në fund detyrën tonë

20/02/2024 12:08

Në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet mbi amnistinë penale, të pranishmit në mbledhjen online u përfshinë në debat.

Enlekejd Alibeaj kërkoi më shumë kohë për të studiuar variantet e reja. Nga ana tjetër Pandeli Majko dhe Ministri Ulsi Manja e kundërshtuan, duke thënë se nuk kemi përse ta shtyjmë aminstinë, nëse ka ndërhyrje “do të jemi të gatshëm ta rivlerësojmë”.

Pandeli Majko: Mendoj që oferta për Alibeajn ishte e qartë, nuk kemi pse ta shtyjmë. Nëse Alibeaj do të shikojë se do të ketë prurje apo ndërhyrje do të jemi të gatshëm ta rivlerësojmë. Duhet të jesh në burg të dëgjoj për aministinë.

Ulsi Manja: Nëse ka një ligj amnisite që ka marrë gjithë kohën e nevojshme, edhe të opinionit publik është ky. Ka tre muaj që diskutohet dhe sot është çështje qasje dhe vullneti, do ta japësh votën apo s’do ta japësh. Ky tekst aminstie nuk votohet nëse ngulet këmbë ose kështu siç them unë ose nuk ka. Duhet ta vëmë veten në pozitën e atyre që presin këtë aminsti. U bë një kohë relativisht e gjatë që nuk kemi parë një amnisti. Qëllimi i saj është arritja e qëllimit të dënimit. Qëndrimi im ka qenë vetëm për të dënuarit, ta lemë drejtësinë e re të ushtrojë punën në mënyrë të pavarur. Kolegët e kanë parë të rëndësishëm të kemi këtë amnisti, ky ka qenë qëllimi që kemi përfshirë ndjekjen penale. Do t’ju lutesha të mos e pengojnë projektligjin e aministisë. Qëllim në vetvete është t’i japësh mundësinë të shkojë një shtëpi një gruaje. Mos të ngelemi peng i një vote apo i një dëshirë, i një vullneti. Ne do të duhet të çojmë deri në fund detyrën tonë.

Opozita u përfaqësua nga Enkelejd Alibeaj, në komision, ndërsa nga Rithemelimi, pikërisht nga deputetët Dhurata Çupi dhe Ferdinand Xhaferraj, të cilët dorëzuan amendamentet, mbledhja online u bojkotua.

Mes debateve të Klotilda Bushkës dhe  Enkelejd Alibeajt, projektligji për Amnistinë Penale u miratu në parim me 15 vota pro.

Kujtojmë se qeveria ka propozuar shtyrjen e afatit të përfitimit në 31 janar 2024 dhe zgjatjen e përfitimit të të dënuarve, 4 vjet për meshkujt dhe 5 vjet për femrat, nga tre vite që ishte më parë.

Top Channel