“Çfarë do të bënit nëse do të ishte vajza juaj?”, familjarët e pengjeve protestë në Izrael, kërkojnë lirimin e tyre përmes marrëveshjes me Hamasin

20/02/2024 10:14

Familjarët e pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi po zhvillojnë një protestë sot.

Ata i janë drejtuar rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe kërkojnë lirimin e 134 pengjeve që besohet se mbahen ende në Gaza nga Hamasi.

Një protestuese, Ila Metzger , vjehrri i së cilës është ende peng i Hamasit, u shpreh: “Netanyahu, jam i lodhur. 134 pengje. Nëse do të ishte vajza juaj, çfarë do të bënit?”.

Protestuesit po i kërkojnë qeverisë izraelite që të ketë prioritet lirimin e pengjeve duke bërë një marrëveshje armëpushimi me Hamasin, sipas medias së huaj.

Top Channel