Diskutimi i pr.ligjit për Amnistinë Penale në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate gjatë kësaj të marte.
Manja: Presim një dritë jeshile për të kaluar ky variant i amnistisë.
Bushka: Në kuadër të diskutimve në parim pr ligji ka mbi 3 muaj që diskutohet nga kolegët, nuk ka asnjë amendament që është parë ndryshe nga çfarë po përpiqeni të aludoni, çdo amendament ardhur nga kolegët, janë parë në frymën e këtyre parimeve. S’do doja të hidhej dyshim.
Alibeaj: Për sa kohë sollëm amendamentete tona, ju bëra me dije që teksa thonit janë studiuar, vetëm në këtë seancë pati dy apo tre kolegë, kur thashë që nuk duhet të bëjmë, serioziteti i analizës e do, me shpejtësi nuk mund të ecim, kërkesa ime është të na jepet kohë për të studiuar variantet e reja, është version i ri i sjellë nga maxhoranca, të mos ecim me diskutim nen për nen, të shohim amendamentet qendrimin mesa duket refuzues.
Bushka: Ka tre muaj që pret.
Alibeaj: Është një situatë e re me amendamenetet që u sollën.
Manja: Ajo që ështtë shtuar janë amendamente nga deputetë, nuk ka amendament Ministria e Drejtësiëë
Alibeaj: Kursejeni humorin e zi.
Opozita u përfaqësua nga Enkelejd Alibeaj, në komision, ndërsa nga Rithemelimi, pikërisht nga deputetët Dhurata Çupi dhe Ferdinand Xhaferraj, të cilët dorëzuan amendamentet, mbledhja online u bojkotua.
Mes debateve të Klotilda Bushkës dhe Enkelejd Alibeajt, projektligji për Amnistinë Penale u miratu në parim me 15 vota pro.
Kujtojmë se qeveria ka propozuar shtyrjen e afatit të përfitimit në 31 janar 2024 dhe zgjatjen e përfitimit të të dënuarve, 4 vjet për meshkujt dhe 5 vjet për femrat, nga tre vite që ishte më parë.
Top Channel