Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka nisur i përlotur fjalën në podiumin e ngritur para Kryeministrisë, gjatë protestës së opozitës, ndërsa recitonte vargjet e Naim Frashërit të “Ti Shqipëri më jep nder”.
Aktori u bëri thirrje demokratëve që të mos ketë më grindje mes njëri-tjetrit, por të punojnë për të larguar Ramën ndryshe ”Shqipërisë nuk do t’i mbesë më asnjë copë”.
“Ju falenderoj të gjithëve. Kam një kërkesë të vogël për ju. Meqënse jemi mbledhur të gjithë bashkë në këtë moment historik, kam vetëm një kërkesë për ju. Të këndojmë 4 vargjet e Naim Frashërit. “Ti Shqipëri më jep nder me jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr”.
Miq të dashur kam dëshirë të flas pak për këtë ditëzi sepse ne “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, sepse kemi nisur 24 kallëzime dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje, qoftë edhe negative.
Por ama SPAK-u punon. Sepse miq të dashur kjo drejtësia e re është më e vjetër sesa e vjetra dhe kjo e vjetra më e re sesa e reja. Jam i lumtur që jam përball jush. T’ju tregoj një gjë të vogël në 2013 kur morën pushtetin hajdutët, Rama mbajti një fjalim para PS ku thoshte se “nga ky moment jam kryeshërbëtori juaj”. Mirëpo pasi kaluan disa muaj si ka mundësi që edhe kryeshërbëtor dhe të rrahesh pronarin. Ka ardhur momenti që ne pronarët ti japim një hu atij kryeshërbëtorit që të mos e gjej më rrugën e Kryeministrisë. Rama nuk ikën duhet ta heqim. Duhet të thyej qafën. Nuk bëhet fare, faleminderit që erdhët.
Shiko, nuk kemi kohë për t’u grindur. Duhet punuar fortë për ta bërë këtë Shqipëri sepse ndryshe jemi tralala. Rroftë Shqipëria”- tha Malkaj.
Top Channel