Mure të shkatërruara, xhama të thyer dhe copëza të shpërndara kudo, çfarë mbeti pas shpërthimit në Lezhë
Gazetarja Gerta Zaimi foli në “Top Story” për situatën në Kosovë, pas tensioneve me Serbinë, duke u ndalur tek disa prej hapave që kryeministri Albin Kurti ka marrë.
Ajo tha se veprimet e Kurtit janë cinike dhe se kjo gjë do ta dëmtojë Kosovën, ndonëse kanë nisur ngrirja e disa fondeve të BE-së.
“Në rastin e Kosovës kufizimi i sovraniteti, që ai thotë shkojmë në veri…, ishte përkohësisht heqje dore, duke u dakordësuar për të gjitha hapat e dialogut. Këto hapa të Kurtit, megjithëse ka plotësuar kushtet me vonesë, mund t’i kishte bërë në mënyrë më të thjeshtë që t’ia kishte lënë fajin Vuçiç-it. Është një lojë që Kurti dhe Vuçiçi mbajnë.
Në këndvështrimin tim, Kurti ka një këndvështrim cinik që e përdor në shërbim të tij, dhe në bazë të duartrokitjeve të militanteve dhe simpatizantëve. Ku e kanë dëmtuar Kosovën veprimet e Kurtit? Një situatë e tillë prek investimet e huaja, bie vlera e ekonomisë, nuk ka më siguri tek shteti i ligjit dhe mbi të gjitha humb besimin e partnerëve.
BE-ja ka hequr fondet për Kosovën. Ai 6 miliardësh që BE premtoi, Kosova do të përjashtohet. Kosova është shumë e dobët ekonomikisht dhe mbështetja e BE-së është e madhe. Pëson dëme nëse nuk ka ndihmë. Pa ndihmën e BE-së është pamundur të mbijetojë ekonomikisht”, tha Zaimi.
Top Channel