Ndryshim pankine te Tirana. Julian Ahmataj nuk është më trajneri i bardhebluve.

Ecuria plot oshilacione, mungesa e një stili të qartë loje dhe humbja e fundit në derbin përballë Partizanit, kanë sjellë fundin e aventurës së tij. Presidenca e Tiranës ka shkarkuar 44-vjeçarin, i cili qëndronte në pankinë prej 5 tetorit, kur zëvendësoi Orges Shehin. 19 ndeshje në total regjistroi Ahmataj në aventurën e dytë si trajneri i rekordmenëve të futbollit shqiptar.

Tirana renditet në vendin e katërt pas javës së 24-t në Superiore. Me 34 pikë, dy mbi Dinamon, me këta të fundit që numërojnë një takim më pak.

Tirana luan në shtëpi kundër Laçit në takimin e ardhshëm. Ndërkohë, tifozët presin me kuriozitet se cili do të jetë trajneri i tretë i skuadrës së tyre të zemrës gjatë këtij edicioni. Ndërkohë, Erjon Xhafaj dhe Erbim Fagu mund ta drejtojnë Tiranën deri në fund të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA