Sarandë/ Bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndëve plasëse, arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim

19/02/2024 14:57

Kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar gjatë operacionit, për përgatitjen e lëndës eksplozive.

Një 26-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për përgatitje të lëndës eksplozive është arrestuar në Tiranë.

26-vjeçari K.Ç dyshohet si bashkëpunëtori i dy personave të tejrë H.O 62 vjeç dhe H.O 56 vjeç të dy vëllezër, të cilët u arrestuan gjatë operacionit “Knock out 5”. Në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA