22/12 22:51
Pasditen e sotme, Endrik Beba ka qenë i ftuar në studion e Ftesë në 5.
Teksa ka folur për eksperiencën në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Endriku ka theksuar se njeriu më i mirë për të në shtëpi ka qenë Bardhi.
“Te Bardhi gjeta mbështetjen më të madhe emocionale”, u shpreh Endriku, teksa shtoi se reperi e pyeste nëse kishte ngrënë apo kishte pirë duhan.
Ai ka shtuar se Sara nuk po bën lojë, por po e përjeton realisht historinë me Bardhin.
Kujtojmë se eksperienca e tij në “BBV” zgjati 10 ditë dhe se gjatë këtij rrugëtimi vendosi të mos shfaqet 100%.
Top Channel