
Fiks Fare/ Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht
09/06 20:46
Kylian Mbappe dhe Real Madrid e kanë mbyllur marrëveshjen, me palët që kanë firmosur dy javë më parë.
“Marca” raporton se me 1 korrik sulmuesi francez do të bëhet lojtar i “Los Blancos”, duke mbyllur eksperiencën me Paris Saint-Germain, pjesë e të cilit është që nga gushti i 2017-ës.
Kur Mbappe u takua me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi të martën e kaluar për ta informuar se më 30 qershor do të largohej nga klubi, ai i kërkoi të mos i paraqiste asnjë ofertë të re rinovimi. Arsyeja ishte se ai kishte firmosur tashmë kontratën që do ta lidhte me Real Madrid-in për pesë sezone.
Top Channel