Mbante armë gjahu pa leje në banesë, nën hetim një 29-vjeçar në Dibër

19/02/2024 10:08

Një 29-vjeçar është nën hetim në Dibër, pasi mbante armë zjarri pa leje.

Gjatë kontrrollit në banesën e M.L., policia sekuestroi armën e gjahut.

“Në vijim të kontrolleve të imtësishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim apo të atyre që mbajnë armë zjarri, kontrolle të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit policor “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M.L., 29 vjeç, banues në njësinë Administrative Muhurr. Gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu teke, që ky shtetas e mbante pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA