15/11 18:07
Chelsea dëshiron të rikthejë Harry Kane në Premier League.
Portali “Football Insider” e trajtoi këtë çështje mëngjesin e sotëm, duke zbuluar se blutë po monitorojnë situatën e qendërsulmuesit anglez te Bayerni me shpresën për të shfrytëzuar pakënaqësinë e tij, për t’i hapur sërish dyert e futbollit anglez këtë verë.
Ish-lojtari i Tottenham nuk ka arritur të përshtatet në Bavari, ai nuk është i lumtur pavarësisht 29 golave dhe 8 asistimeve të realizuara në 30 paraqitje sezonale.
Prandaj ideja e Chelsea-t është të hyjë në një negociatë të mundshme me “Uraganin”, që konsiderohet si numri 9 ideal për të zgjidhur problemet ofensive të trajnerit Pochettino./SuperSport
Top Channel