Ministri i jashtëm i Hungarisë ka deklaruar se sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Moskës nuk janë gjë tjetër veçse një “strategji e dështuar”.
Gjatë një konference në Bruksel, Peter Szijjarto tha se sanksionet shtesë “zgjatën” strategjinë, për të cilën ai tha se nuk kishte kuptim dhe dëmton vetëm ekonomitë e atyre në BE.
Sidoqoftë, Szijjarto shtoi se pavarësisht opinioneve të tij, Hungaria nuk do të vërë veton ndaj asnjë sanksioni.
Hungaria është ndër vendet evropiane më mbështetëse të regjimit të Vladimir Putinit në Rusi, duke kundërshtuar vazhdimisht sanksionet dhe duke frustruar BE-në dhe NATO-n duke ngadalësuar ndihmën për Ukrainën dhe pranimin e Kievit dhe fqinjëve të tjerë në aleancë. Më herët, Gjermania bëri thirrje për një valë të re sanksionesh ndaj Moskës pas vdekjes së Alexei Navalny, me shumë zyrtarë që fajësuan Vladimir Putinin.
Top Channel