Gjyqi popullor ndaj ekipit të Kavajës dhe letra që iu dërgua Enver Hoxhës, ish-komandanti tregon përgjigjen që morën nga ish-diktatori: Jam tifoz me….

19/02/2024 10:32

Ish-komandanti i Flotës detare, Vladimir Beja rrëfeu një prej historive më të hidhura të popullit të Kavajës, sipas tij, dalja e ekipit të qytetit nga Kategoria e Parë.

Qytetarët u tronditën aq shumë sa kërkuan qe ta gjykonin ekipin e Kavajës. Situata u bë aq e madhe, sipas ish-komandantit, saqë iu dërgua letër Enver Hoxhës.

“Kur doli Kavaja nga kategoria ka qenë një nga ngjarjet më të hidhura të popullit të Kavajës, madje ka ndodh një çudi që populli kërkoi ta gjykonte ekipin e Kavajës, unë kam qenë dëshmitar fëmijë, ekipi doli para përgjegjësisë, të 11-të dhe populli aty i fliste me një tërbim të jashtëzakonshëm, ashpër, një ish-futbollist i vjetër u thoshte ‘po turp nuk keni? Ne e kemi mund Vlonën 2:0 me agjërim në gojë me Ramazan, ju jeni ushqyer, nuk ju ka munguar asgjë’. Ishte ngjarje e madhe aq sa t’i dërgojmë letër në atë kohë shokut Enver që Kavaja s’e meriton për të dalë nga Kategoria. Na ktheu përgjigje, që edhe ai është tifoz me Besën dhe shpreson që Kavaja do të dalë përsëri në Kategorinë e Parë, Kavaja u ndihmua shumë dhe mbaj mend që ka dalë me Naftëtarin”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA