“Flirt mes Rozës dhe Romeos”? Visjani përplaset me mikun e moderatores: Ajo i do me kostum, nuk i pëlqen meshkujt me streçe

19/02/2024 17:47

Julian Deda dhe Roza Lati janë padyshim një dyshe e tepër komentuar e Big Brother VIP3, të cilët krijojnë situata në shtëpi përmes ngacmimeve me njëri-tjetrin.

Nga batuta, në debate e përplasje, Juli ka premtuar që duke qenë se Roza është natyrë ngacmuese, loja e tij kundrejt saj do të jetë që t’a bëjë të provojë të gjithë ndjesinë që të japin këto ngacmime, pas.

Të ftuar në studion e “Shqipëria LIVE”, miqtë e Rozës dhe Julit, Renato Çuçi dhe Visjan Ukcenaj kanë komentuar me detaje situatat e formuara brenda formatit nga banorët.

Erjona: Si e ke parë Rozën?

Renato: E kam parë të futet në lojë shumë fortë.

Arjoni: E pe te krevati i Romeos?

Renato: E kam parë te krevati i vetë, ishte Romeo ai që u fut te krevati i Rozës. Megjithëse u përdor në mënyrë jo të këndshme se Roza iu fut në krevat Romeos, ajo ishte në krevatin e vetë. Ishte Romeo ai i cili donte ta provokonte.

Arjoni: Kështu fle gjithmonë Roza me rroba banje.

Renato: Roza nuk ështe se kam fjetur ndonjëherë që ta shoh, por në momentin që ndjen dicka e bën ata pa pasur parasysh se ku ndodhet.

Arjoni: Tani e bën edhe për lojë ëëë?

Renato: Absolutisht, po luan. Kush e njeh Rozën nga jashtë e di që Roza është e fortë, por aty në lojë nuk është vetvetja. Po luan sepse ndodhet aty për të bërë një lojë. Rozën e vërtetë ajo e ka treguar në momente të caktuara vetëm me personazhe që e ndjen veten më afër.

Arjola: Roza dukej se në fillim kishte një simpati për Romeon, si mendon a ka pasur ndonjë flirt aty?

Renato: Nuk e besoj. Duke njohur Rozën, Romeo nuk është në tipat që ajo pëlqen.

Arjoni: Pse, tatuazhe ka.

Renato: Tatuazhe kam edhe unë, por Roza më ka vetëm shokë. Mesa di unë Roza u do mendjen njerëzve.

Arjoni: Pra, Romeo ska mendje.

Renato: Jo, Romeo ka edhe ai zgjuarsinë e vetë, por…

Arjoni: Më fal…

Visjani: Jo, por edhe ne do të lutemi të gjithë si Roza tani…

Arjoni: Aman se jeni mësuar me priftërinj.

Visjani: Të mos harrojmë faktin se Roza nuk pëlqen meshkujt e showbizzit sepse janë me streçe. Pra Roza ka bërë një deklaratë, nuk e di nëse e keni vënë re, që unë nuk njihem me meshkujt e showbiz-it, dua meshkuj me kostum sepse meshkujt e showbiz-it janë me streçe.

Arjola: Jo mo, ndjenja po ndodhi ndodh.

Visjani: Unë njoh meshkuj showbiz-i që jo vetëm janë me kostum, por edhe të habisin. Kështu që Rozës do ti thoja që ta mendoj edhe njëherë si deklaratë sepse nuk i ka njohur të gjithë meshkujt.

Erjona: Po ti ç’ke mor vëlla, ti je i zënë për vete.

Visjani: Po nuk e kam për vete unë. Unë nuk thash që s’më ka njohur mua, apo e keni kështu ju që po the nuk më ka njohur e ke për vete.

Renato: Ti po denigron një pjesë të imazhit. Ajo ka thënë në të njëjtën deklaratë që do të jetë e vetmja protagoniste në çift.

Visjani: Ça domethënë mashkull me streçe, si e kupton ti?

Renato: E ke fjalën për konceptimin tim në lidhje me shprehjen e Rozës.

Visjani: Po tënden sepse ne s’kemi Rozën këtu?

Renato: Rozës i pëlqejnë meshkujt që bëjnë pjesë në medie, por jo në showbiz…

Visjani: Mua Juli më ka befasuar për mirë sepse po luan në mënyrë elegante, zgjuar, po tregon ku duhet dhëmbët, ku duhet strategji, ku duhet edhe brekët sepse janë pjesë e jetës. Më pëlqen për momentin, por ndoshta nuk ka treguar forcën e tij si lojtar sepse është shumë i zgjuar…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA