Fitoi Europa League me Eintrachtin, zyrtarizohet në Premier League

19/02/2024 19:25

Një austriak në pankinë, Crystal Palace ka prezantuar Oliver Glasner si pasardhësin e legjendës Roy Hodgson.

76-vjeçari u largua për shkak të problemeve shëndetësore. Drejtuesit e klubit të Premier League kanë zgjedhur teknikun 49-vjeçar si timonierin e ri.

Jam shumë i lumtur që i bashkohem Crystal Palaces si trajner. Mezi pres të punoj me një skuadër plot talent, të takoj tifozët e klubit dhe të përjetoj atmosferën e stadiumit, për të cilën kam dëgjuar kaq shumë.

Ishte kënaqësi të takohesha me Steve (Parish, presidenti) dhe Dougie (Freedman, drejtori sportiv). Mezi pres të punoj me ta për të arritur objektivat tona“, theksoi trajneri i ri, i cili ka firmosur deri në 2026.

Glasner ka drejtuar më parë në vendlindje dhe në Bundesligën gjermane. Suksesin më të madh e arriti me Eintrachtin e Frankfurtit, duke fituar Europa League në 2022./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA