“Zoti donte ta mbante pranë vetes”, humbja e njeriut të shtrenjtë, Gabriele Mezini zbulon kuptimin e veçantë të tatuazhit

18/02/2024 09:34

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP 3, Gabriele Mezini, ka rrëfyer në studion e emisiknit “S’e luan topi” një prej momenteve më të vështira të jetës së tij.

Tatuazhi në trupin e tij ka një domethënie shumë të vecantë, pasi i dedikohet shokut të tij, i cili ndërroi jetë para disa viteve.

Erjona: Ti ke një tatuazh të veçantë në trup që i dedikohet një njeriu shumë të rëndësishëm

Gabriele: E kam për mikun tim shumë të afërt, është vëllai im, Kevi, patëm një fatkeqësi në moshë të re, një sëmundje shumë e rrallë, Zoti donte që të mos ishte më dhe ta mbante pranë vetes, ishte një moment i vështirë shumë për mua. Kevi është mosha e vëllait tim, kurse vëllai i Kervit është në moshë me mua dhe jemi si vëllezër, as vëllai im nuk e di çfarë kuptimi ka pjesa e akrepave.

Ai nuk mundi t’i mbante lotët, nga letra e dërguar nga Enea, vëllai i mikut të tij të ndjerë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA