Mos funksionimi i urgjencës në spitalin qendror në QSUT ka bërë që pacientët të shpërndahen në spitalin e Traumës kur kanë probleme gastrointestinale apo kanë nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa ata me tension të lartë apo probleme kardiake duhet të shkojnë në ish-Sanatorium e Tiranës.
Për qytetarët të cilët nuk njoftojnë 127-tën dhe që nuk e kanë mësuar ende zhvendosjen, është stërmundim i madh pasi ata shkojnë në QSUT e më pas u duhet të kthehen pas.Kjo i ka revoltuar qytetarët
“E çuam në QSUT tai po vjen këtu .Është me hemorragji, i ka plas nga tensioni i lartë.|Për vete i kanë këta ikin me helikopter, kurse ne as polici nuk na hap trafikun“- shprehet një qytetari.
Në ish- Sanatorium është pothuajse është trefishuar fluksi i urgjencave. Nga 30-50 që ishte numri i urgjencave më parë , tani vijnë çdo ditë 80-100 .
Edhe në spitalin e Traumës janë kryer 30 ndërhyrje dhe janë trajtuar 40 raste me hemorragji gastrointestinale ndërsa 50 pacientë të tjerë kanë mbërritur me urgjencë por vetëm janë diagnostikuar.
Janë gati 120 pacientë që duhej të merrnin shërbim në urgjencën e QSUT. Për të menaxhuar fluksin pasi edhe në dy spitalet nga ka kapacitete me shtretër qytetarët nga a Gjirokastra, Vlora, Fier e Berati për urgjencat kardiake do të trajtohen në spitalin Memorial në Fier ndërsa ata nga Lezha dhe Shkodra në spitalin rajonal të Shkodrës.
Por për të mos u sorollatur qytetarët duhet të telefonojnë në Urgjencën Kombëtare për një orientim të saktë për çdo problem shëndetësor.
Top Channel