Në qytetin e Sarandës po punohet për ta shndërruar në një qytet më të bukur dhe të jetueshëm.
Por këto rregullime përfshijnë dhe shkuljen e kalldrëmit të 2018-së, nga buldozerë dhe çekiçë po gërmojnë në Qendrën historike të Qytetit Antik.
Siç mund ta shikoni qartësisht në video, çekiçi gërmon jo më larg se 20-30 metra nga rrënojat e Sinagogës Antike të shek të V-të dhe vetëm pak metra nga Muret Rrethuese të Qytetit.
Sinagoga Antike e Sarandës e zbuluar nga arkeologu sarandiot Dr. Kosta Lako në vitet 80-të. Në vitin 97 u rrethua me ndërtime dhe kioska të cilat Kryeministri i asaj kohe Fatos Nano i rrafshoi, duke i dhënë qytetit një vlerë monumentale historike. Sinagoga e Sarandës është Tempulli i dytë më i hershëm Hebraik në Ballkan dhe një dëshmi e një prezence te hershme te judeve në Ballkanin Romak.
Me pastrimin e rrënojave nga Qeveria Nano, Universiteti Hebraik ne 2003, dërgoi dy nga arkeologet e saj me te rëndësishëm të cilët së bashku me Dr. Etleva Nallbanin konfirmuan ne mënyrë shkencore se godina e zbuluar nga Dr. Kosta Lako ishte një Tempull hebraik me mozaike të një niveli te larte. Shumë botime te kohës përfshirë New York Times, Washington Post, Harez, Archaeology Magazine, National Geographit shkruan për ketë zbulim te rëndësishëm në Saranda.
Republika e Shqipërisë ka edhe një ligj qe ndalon punime te çfarë do lloj karakteri ne zonat me rëndësisë arkeologjike pa praninë e arkeologeve dhe pa një vëzhgim arkeologjik paraprak.
Këtë alarm e ka ngritur studiuesi Auron Tare, duke theksuar se betoni po derdhet pa kursim mbi rregullimet e rregullimeve te mëparshme të çdo administrate.
Top Channel