Monza rikthehet te fitoja dhe atë e bën në shtëpi ndaj Milan-it, në sfidën e javës së 25-të të Serie A që u mbyll me rezultatin 4-2.

Vendasit zhbllokuan takimin në minutën e 45’ me Pessina-n që shënoi me penallti.

Ndërsa në minutën e 45+6’ Dani Mota dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij, pas asitit të dhuruar nga Colpani.

Si të mos mjaftonte rezultati, Jovic bën një veprim të pahijshëm në minutën e 53’ dhe ndëshkohet me karton të kuq, duke e lënë ekipin e tij em dhjetë lojtarë.

Milan provoi dhe në minutën e 65’ Giroud i ardhur nga stoli gjeti rrugën drejt rrjetës, duke ngushtuar rezultatin. Ndërsa në minutën e 88’ Pulisic barazoi për Milan-in me një super goditje.

Megjithatë festa e “kuqezinjve” zgjati shumë pak, pasi në minutën e 90’ Bondo barazoi pas asistit të dhuruar nga Maldini.

Ndeshja u vulos nga Colombo, i cili shënoi golin e katërt për Monza-n në minutën e 90+5’, por lojtari që është në pronësi të Milanit dhe i huazuar te Monza, nuk festoi.

4-2 dhe Monza renditet në vend të 11-të me 33 pikë, teksa Milan në vend të tretë me 52 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA