
Në Bishqethem të Lushnjës ndodhet një nga kishat më të vjetra nëMyzeqe.
Sipas një gojëdhëne kisha mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1198. Në vitin 1600 objekti u shkatërrua deri në themele nga turqit. Më pas, diku rreth vitit 1750 u rindërtua përsëri mbi themelet e kishës së vjetër. Kjo kishë është e variantit të kishave të Myzeqesë po shkon drejt shembjes dhe shkatërrimit total.
“Gjendja e saj është e rrënuar ku muret janë çarë dhe kane lëvizuar nga vendi, çatia dhe tavani janë të amortizuara”, tha At Thoma Bame, prifti i kishës.
Kisha ka afreske të cilat janë pikturuar gjatë viteve 1700 -1800. Një restaurim sipërfaqësor i kësaj kishe është bërë në vitin 2003 dhe që atëherë nuk i është venë më dorë.
At Thona Bame bën apel institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë sa më shpejt, pasi në të kundërt kjo kishë do të shembet totalisht.
Top Channel