Aktori Mehdi Malkja, ishte i pranishëm protestën e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku mbajti një fjalim para qytetarëve të tjerë.
Malkja u bëri thirrje protestuesve që të bashkohen në protestën e thirrur nga Sali Berisha më 20 shkurt, teksa tha se ‘jemi katandisur te buka’.
“Doktor ne nga ana ime kemi një shprehje të urtë popullore: Nuk çan kokë rrapi se i bien gjethet. Tani që po vija dy persona po dialogonin dhe njëri tha, ‘Nuk më ngroh ky bashkimi’, unë nuk mund të rrija dhe i thash: “po mirë o po ndarja të ngroh ty’? Meqë jemi këtu, që të mos këtë nuk na ngroh kjo, deputetet duhet të vënë zemrën në tokë që të bashkohen bashkë. Njerëzit bashkohen me zemër jo me fjalë. Edhe ai që dashuron, dashuron me zemër. Unë nuk kam qenë ndonjëherë anëtar i ndonjë partie, jam i ndjeshëm shumë ndaj vendit tim, e dua shumë vendin tim. Se nuk ka ikur asnjëherë nga ky vend! (Përlotet) Se teoria e qelbur që qarkullon se ky vend nuk bëhet, por vendi është i bërë more ne po e prishim. Unë jam për zemrën, mos të mbajmë mërira. Ne duam dashuri për njëri-tjetrin, jemi pak për tu grindur.
Ne themi do vemi të hamë bukë, nuk themi do vemi të hamë darkë e drekë. Ne jemi tek çapa e bukës, këtu jemi katandisur. Jemi katandisur shumë mirë, tek buka. Po lërë edhe një muaj bukën se nuk vdes pa bukë, lëre dhe shko atje nga do që të jeni. Në datë 20 të tërë në protestë. Protestoni se nuk vdisni”, u shpreh ai.
Top Channel