Flamurtari bën detyrën ndaj Korabit, Canka afron Lushnjën me zonën play off

18/02/2024 15:45

Flamurtari nuk bëri blof në përballjen me Korabin në kuadër të javës së 21-të të Kategorisë së parë.

Skuadra kuqezi fitoi 2-0 përballë ekipit dibran, duke ruajtur pozitat në zonë play off.

Golat për kuqezinjtë u shënuan në pjesën e dytë nga i njëjti autor Sousa de Oliveira në minutat 85’ dhe 64’.

Me këtë fitore Flamurtari barazon në kuotën e 39 pikëve Vorën, që nga ana tjetër u mposht 2-1 nga Lushnja. Një ndeshje e ndikuar nga dalja nga fusha me karton të kuq të Rucit që në minutën e 9-të.

Për ekipin myzeqar golat u shënuan nga sulmuesi veteran Canka,  në minutat 23’ dhe 28’. Golin e 2-1 për Vorën e realizoi Prengaj në minutën e 32-të.

Lushnja me këtë sukses shkon në kuotën e 26 pikëve, aq sa ka grumbulluar Korabi i vendit të gjashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA