Brest fiton me dhjetë lojtarë ndaj Marseille dhe ngjitet në vendin e dytë të Ligue 1.
Sfida e javës së 22-të të elitës së futbollit francez u mbyll me rezultatin 1-0, me Brest që rikthehet te fitorja, teksa Marseille vazhdon të vuajë.
Në pjesën e parë ishin vendasit ata që patën më shumë raste për të shënuar, megjithatë ky fraksion u mbyll me porta të paprekura.
Në minutën e 60’ Mounie u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin e Brest me dhjetë lojtarë.
Ndërkohë, ndonëse në këtë fraksion sfida ishte disi më e balancuar, vendasit ia dolën që të gjenin rrugën drejt rrjetës.
Pas një gafe të mbrojtjes së Marseille, Less-Melou arriti të shënojë në minutën e 89’, duke i dhënë avantazhin dhe fitoren skuadrës së tij.
Pas javës së 22-të, Brest ngjitet në vend të dytë me 40 pikë, 13 më pak se PSG-ja kryesuese, teksa Marseille renditet në vend të nëntë me 30 pikë./Supersport
Top Channel