Shërbimi i urgjencës pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vazhdon të ofrohet në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi”, pasi godina vazhdon të jetë jashtë funksionit, për shkak të zjarrit që ra disa ditë më parë.
Ndërsa qytetarët e Gjirokastrës, Vlorës, Fierit e Beratit do marrin urgjencën kardiologjike, atë të sëmundjeve të brendshme e atë ortopedike në Spitalin Memorial, ndërsa urgjencat kardiologjike për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Aksidentet vaskulare cerebrale trajtohen në Shërbimim neurovaskular QSUT ndërsa urgjencat e tjera neurologjike në QSR Shefqet Ndroqi.
Ndërkohë, po vijon puna për rikthimin e shërbimit të urgjencës në spitalin qendror në QSUT.
Top Channel