I mbetur pa krevat, Meritoni ka vijuar të insistojë që Egla t’i lironte krevatin e tij, ose në të kundërt do të ulej për të fjetur me me të nga këmbët.

Kaq ka mjaftuar për të përshkallëzuar më tej situatën, ndërsa Egla e tensionuar e ka paralajmëruar se nëse guxon, do ta nxjerrë zgupthi nga shtëpia. Më tej, aktorja i ka bërë thirrje këngëtarit që të mos e prekë me dorë ose do bëjë namin që ta nxjerr nga formati.

Në kundërpërgjigje, Meritoni është shprehur: “Po ti s’ke me fjet o Egla. Nesër në Prime kështu ke për të dalë, në pizhame.”

Egla: Të ka nxjerrë ajo nga krevati?

Meritoni: Po më kanë nxjerrë nga krevati dhe dua të fle në krevatin tim.

Egla: Unë tani do fle këtu… Ku të më pëlqejë mua.

Meritoni: Edhe unë ku të më pëlqej mua do fle.

Egla: Jo ti ku të jetë bosh.

Meritoni: Në rregull, ti fli aty dhe unë fle nga këmbët.

Egla: Provoje. Futu në krevat me mua dhe shihe çfarë ndodh. Si del.

Meritoni: Po natyrisht nuk jemi me fat. E shohim.

Egla: Del zgupthi. Del zgupthi nga shtëpia që të më futesh mua në shtrat.

Meritoni: Uauuu, nga shtëpia.

Egla: Po të më futesh mua në shtrat dhe të më prekësh, del zgupthi.

Meritoni: Aty të shtrihem unë? Sigurisht që nuk të prek. Do fle në hapësirën time.

Egla: Mua mos më prek.

Meritoni: Jo, jo. Unë nuk të prek ty. Ti e preke, ti e more, nuk pyete për mua. Unë ty të kam pyetur gjithmonë. Të kam kërkuar falje…

Egla: Po xholi, po. Natën e mirë…

Meritoni: Qingji vogël rri mendueshëm be be ba, pse më rri aq shumë trishtueshëm, beeee, beeee…

Egla: Ja ashtu të shkon hingëllima ty. Hingëllima. E di çfarë është hingëllima?

Meritoni: Po kjo është mënyra se si të pëlqen ty ti trajtosh gjërat. Bee, mëz, kali, pulat, kikiriki…

Egla: Kalin e ka një tjetër si ekskluzivitet, ti je thjesht hiiiiii….

Meritoni: Kikiriki. Lala, poo, Teletabis. Ohh sa qesharake. Elegancë aty në atë qeshje. Gjithsesi në cilën pjesë të shtratit do të shtrihesha unë?

Egla: Unë të nxjerr zgupthi nga shtëpia. Të bëjë namin deri sa të dalësh. Po më preke edhe njëherë sikurse më preke kur më zgjove nga gjumi, bëhet nami.

Egla: Kur të preka? Kur?

Meritoni: Më preke edhe njëherë bëhet nami kaq po të them.

Egla: Po ti s’ke me fjet o Egla. Nesër në Prime kështu ke për të dalë, në pizhame. Apo jo? Egla? Egla???

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA