Sulmi në Banjskë të Zveçanit, Rama: Serbia e ka prishur punën ditën që shpalli zi për autorët

17/02/2024 19:28

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë treditore në Mynih, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë 2024, forumi kryesor në botë për debatimin e politikave ndërkombëtare të sigurisë.

Rama gjatë pjesëmmarjes ishte i ftuar sot në diskutimin mbi Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, perspektivën e përbashkët dhe të ardhmen e sigurisë globale në një kohë sfidash, së bashku me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç dhe Senatoren e SHBA Jeanne Shaheen.

Ai foli për sulmin në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, duke u shprehur se Serbia e prishi punën ditën që shalli ditë zie për autorët e sulmit. Ndër të tjera ai u ndal edhe tek dialogu Kosovë-Serbi, duke theksuar se palët e shtetit fqinj nuk po negociojnë me Serbinë por me BE-në dhe SHBA-në.

-Si  e shihni situatën e sigurisë në dritën e sulmeve të vitit të kaluar? A shqetësoheni? A ka pasur llogaridhënie të mhjaftueshme siç e ngriti çështjen e llogaridhënies senatorja Shaheen?

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, unë besoj  se ka një gjë thelbësore që nuk duhet harruar, sidomos nga ana jonë, çka nënkupton nga ana e vendeve qe kanë bërë zgjedhjen sepse askush sinqerisht nuk na ka detyruar që të vendosim ku të pozicionohemi. Shqiptarët veçanërisht nuk kanë patur shansin të zgjedhin për shekuj të tërë dhe ditën e parë që mundën të bërtisnin atë që donin, thanë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa’’. Ky ishte slogani.

Ne kemi zgjedhur, për mua nuk është kurrë kjo një justifikim për të mos bërë detyrat e shtëpisë, nëqoftëse dikush tjetër  bën gjëra, të cilat sigurisht nuk janë aspak pjesë apo në kuadër të botës që ne duam apo ku duam të jetojmë dhe që natyrisht janë kundërshtime në zgjidhjen tonë. Po, Serbia vërtetë e ka prishur punën,  jo atë ditë që ndodhi Banjska, por të nesërmen kur presidenti Vuçiç shpalli ditë zie për ata që e kishin kryer sulmin. Por nuk duhet harruar cilat janë objektiva dhe ku duhet të qëndrojë Kosova, nuk duhet harruar pra. Dua të them atë çfarë është për t’u thënë edhe pse është më e lehtë për t’u thënë së për t’u bërë. Kosova nuk po negocion me Serbinë. Kosova thjesht po negocion me BE dhe SHBA siç ne po negociojmë me BE. Çfarë dua të them? Ka një plan i ashtuquajturi plani franko-gjerman që është mjaft i qartë. Ka gjëra që duhet t’i bëjë njëra palë dhe gjëra që duhet t’i bëjë pala tjetër.

Pse duhet Kosova të shkojë në Bruksel, ndërkohë që të mbajë anën e saj, të nënshkruajë 1,2,3,4,5 gjëra, t’ia dërgojë zotit Lajçak, t’i thotë “jemi gati’’, bëjmë pjesën tonë, jemi gati të zbatojmë dhe pastaj t’i lënë ata të merren me palën tjetër.

Nuk është justifikim për të mos bërë gjëra kur pala tjetër sillet keq, sepse në këtë kontekst nuk ka të bëjë me Kosovën dhe Serbinë. Ka të bëjë me diçka që ndodh në një kuadër ku janë BE dhe SHBA. Dhe Serbia me gjithë progresin që ka bërë, nuk është një vend etalon. Për të thënë që ata po bëjnë këtë, po bëjnë atë, po bëjnë këtë gjënë tjetër, atëherë pse jo?

Ti bën pjesën tënde. Ne në Shqipëri dhe të gjithë ne këtu, nuk na pëlqejnë të gjithë gjërat që bëjmë, por na duhet t’i bëjmë, janë të nevojshme nëse duam të jemi së bashku në këtë komunitet. Kur ndonjëherë këta marrin vendimin e ti thua që sikur s’më duket i drejtë, nuk na takon që në këtë rast të bëjmë diçka të gabuar. Na duhet që të qëndrojmë së bashku dhe ashtu siç sekretari Blinken tha “jemi krah për krah në kohë të mira e në kohë të këqia, në kohë të lehta e kohë të vështira”. Kjo është qasja ime për këtë dhe ja pse i kthehem asaj çfarë thashë më parë, kemi fqinjë që janë në BE dhe ata nuk duhet të harrojnë që kur kanë të bëjnë me ne, duhet të marrin parasysh edhe marrëdhëniet e fqinjësisë. Ka një detyrim më tepër për të përfaqësuar atë çka përfaqëson BE edhe në marrëdhëniet e fqinjësisë pra.

E njëjta gjë vlen për ne, e njëjta gjë vlen për Kosovën, e njëjta gjë vlen për Serbinë. Serbia duhet të vendosë. Por Kosova nuk ka asgjë për të vendosur, është vendosur. Është një vend që është pa dyshim në këtë komunitet së bashku me BE dhe SHBA.

Moderatorja: Të dhashë më shumë kohë sepse jeni folës kaq i mirë dhe natyrisht argëtues…

 Kryeministri Edi Rama: Po ju ndiqja dhe në fakt po më shihnit gjatë gjithë kohës dhe m’u duk sikur po thoshit “të lutem vazhdo’’.  Këtë pashë. Ndjesë për këtë, por ishin sytë tuaj që po më ftonin të vazhdoja.

– Dua t’ju pyes për zgjedhjet amerikane, është një pyetje e pashmangshme në Mynih, por dhe nga këndvështrimi im është punuar shumë për të duke patur parasysh dhe debatet e politikes së jashtme të Partisë Republikane. Çfarë nënkupton kjo për Europën? Europianët janë të shqetësuar për ndikimin e një zgjedhjeje të mundshme të ish presidentit Trump mbi NATO gjithashtu dhe për ndikimin në mbrojtjen kolektive.  Ju jeni anëtar të NATO-s gjithashtu edhe Mali i Zi është përmendur shumë nga presidenti Trump, është lënë jashtë si vend për të mos u mbrojtur megjithatë me Ukrainën ndoshta Ballkani Perëndimor nuk është kaq në radar. Megjithatë ka lider në Ballkanin Perëndimor si Dodik i cili është në favor të shkëputjes. A mund t’ju kërkoj shumë shpejt, më thoni se për çfarë shqetësoheni ose nuk shqetësoheni në rast të këtij skenari, qoftë nga këndvështrimi i NATO-s por gjithashtu dhe nga siguria e rajonit?

Kryeministri Edi Rama: Mos i përmendni miqtë sepse unë jam mik me shumë miq që ndoshta nuk ka gjasë të jenë miq me njëri tjetrin e nuk është kjo çështja. Dua të jem këtu në pozitën për të dëgjuar këto deklarata të cilat natyrisht bëhen nga Ambasada Amerikane apo SHBA kur ne nuk shkojmë mirë me njeri tjetrin, kështu që unë do bëja thirrje republikanëve, demokratëve të punojnë në mënyrë konstruktive me njëri-tjetrin për më të mirën e kombit amerikan dhe popullit amerikan sepse kjo është ajo çfarë do na thonit ne. Tani që ata ngjajnë si ne, është mirë që të kujtojnë se janë më mirë sesa kaq. Thënë kjo, nuk do ta mbi dramatizoja. Së pari, Mali i Zi nuk do të sulmohej. Kushdo që do donte të sulmonte Malin e Zi do të shihte që është më mirë të rrinte në plazh sesa të vriste malazezët e shkretë. Mali i Zi është një vend i mrekullueshëm ku do të shkosh të argëtohesh, të rrish në diell e jo të bësh sulme.

Nga ana tjetër, tani seriozisht unë mendoj që ka një mbi dramatizim dhe nuk ndihem mirë kur shoh aleatët e mëdhenj europianë njëfarësoj të alarmuar se po vjen diçka, po ndodh diçka. Së pari, shtetet anëtare të BE duhet të rrisin kapacitetet e tyre, duhet të rrisin shpenzimet, jo sepse po vjen dikush në Shtëpinë e Bardhë, kushdo ai apo ajo të jetë apo për shkak të Europës edhe për hir të vetë atyre.

Së dyti, nëqoftëse më kujtohet mirë përpara 2016 ishte i njëjti diskutim. Ishte Donald Trump që tha, NATO është e vjetruar dhe pati diskutime, por faktet tregojnë që me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë NATO u bë më e fortë, jo më e dobët sepse ajo çfarë u konfirmua si objektiv më parë, 2% i famshëm mbeti i tillë dhe nëqoftëse sot mbrojtja europiane është më e fortë apo është bërë më e fortë, kjo ka të bëjë me trysninë amerikane. Kam qenë dëshmitar vetë i kësaj, për të rritur shpenzimet.

Kështu që, politika është politikë, zgjedhjet janë zgjedhje. Ka një mbiballkanizim të politikës edhe në SHBA por në fund të fundit Donald Trump është Donald Trump. Ditën kur zgjedhjet mbarojnë, SHBA-të i kthehen punës së tyre dhe nuk e shoh këtë si tragjedi sepse në fund të fundit është demokracia amerikane ajo që do vendosë dhe çfarë do të vendosë e çfarëdo të vendosin e dinë më mirë. Ashtu siç kanë garantuar edhe etërit themelues. Pra, të mendosh se do të vijë ndonjë rrezik nga SHBA kjo nënkupton që vërtetë kemi nevojë për ekspres.

Nëse parashikoni zgjerimin në 2030 apo 2028 si e shihini? Do të jetë diçka individuale apo në grup, do të përqendrohet tek lindja apo do të mbetemi si të thuash interes vetëm si Ballkan Perëndimor. Nuk dua të jem pesimiste po çfarë presim dhe çfarë synojmë, kjo është një pyetje për të gjithë.

Kryeministri Edi Rama: Mendoj pikë së pari që nuk duhet të mendojmë asnjë datë, nuk duhet të mbajmë data në mendje sepse kam kaluar një traumë me këto data organizime dasmash, çdo gjë ishte e caktuar, po nusja nuk erdhi kurrë. Na erdhi vetëm një letër që ishte raporti progresit ku thuhej: ju dashurojmë, do të shihemi sërish, por vazhdoni të punoni sepse ne nuk jemi gati të flasim.

Asnjë datë, së pari nuk ka të bëjë me ta, ka të bëjë me ne dhe asnjë nxitim, e di pse? Asnjë nxitim, sepse unë e thoja dhe më parë se të nisim bisedimet e anëtarësimit gjatë gjithë kohës, Djema nuk po kërkojmë që të hyjmë aty, kërkojmë që të nisim bisedimet e anëtarësimit sepse duam të mësojmë, dhe negociatat janë transferimi më produktiv, e i jashtëzakonshëm i njohurive që një vend  mund të marrë në këtë planet për t’u shndërruar në një vend funksional, me institucione funksionale, pra funksionuese. Pra, na e jepni këtë mundësi dhe pastaj ne do të hyjmë vetëm kur ne dhe ju të jemi gati.

Kështu që, nuk duhet të nxitojmë, duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë dhe t’i bëjmë vendet tona njësoj si vendet anëtare dhe pastaj u takon atyre kur të vendosin. Është edhe ana tjetër e medaljes që janë ata, nuk jemi vetëm ne, janë ata. Unë nuk mendoj se mënyra se si procesi është i konceptuar do të funksionojë sepse ashtu siç është i konceptuar procesi është: “Asgjë ose gjithçka” dhe nuk mund të jetë kështu, gjithçka ose asgjë. Kur nis të flasësh, je i fejuar nuk është martese, por sërish është marrëdhënie.

Humori gjerman po vjen. Këtë bën Ballkani, kur infektohesh nga ata, atëherë gjen që ke ndjenjë humori, por na duhet që  të largohemi, kështu që ju duhet t’i ktheheni seriozitetit tuaj të zymtë.

Pra, po ju thoja që ka të bëjë më ndryshimin e mënyrës se si kjo marrëdhënie konvenience do të zhvillohet që do të thotë diçka, e cila do të jetë midis gjithçka dhe asgjë dhe anëtarësimit të plotë për këdo, që do të ishte katastrofë nëqoftëse Europa do të ishte siç është sot, sepse janë 27 dhe mezi vendosnin imagjinoje tani që të hyjnë dhe 6 nga Ballkani. Paçi fat pastaj për të gjetur konsensus, por diçka në mes është ajo çfarë ka nisur, plani i ri i rritjes, më shumë para për ne në rajon dhe pastaj hapësira për t’u integruar në tregun e përbashkët europian dhe siguria. Duhet të jemi të gjithë së bashku, pse të mos jemi në të njëjtën tryezë, e kështu me radhë. E pse të mos na lenë të jemi gjithkund në korridore, në Parlamentin Europian, në Komitete, në Këshill, jo si anëtarw me të drejtë vote, por si pjesë e së njëjtës familje. Është paksa njësoj sikurse shkon në shtëpinë e të fejuarës, të lejojnë, je anëtar i familjes, por natyrisht në mbrëmje të duhet të ikësh, po nesër kthehesh prapë. Kështu e shoh pak a shumë dhe ka shenja të mira që kjo po ndryshon. Pastaj nuk e di sepse ajo çfarë po ndodh me Ukrainën, ajo çfarë po ndodh në përgjithësi është e trishtë. Duhet, jo ne, sepse e kemi thënë prej një kohe të gjatë që hyrja e Ballkanit Perëndimor nuk është zgjerim. Nuk më duhet të zgjerohem nëse dua të më funksionojë stomaku së bashku me pjesën tjetër të trupit. Më duhet, këtë stomak ta kem njësoj të funksionojë më pjesën tjetër të trupit.

Ballkani Perëndimor është brenda kufirit të BE. Bashkimi Europian është i vetmi realitet në historinë e gjeografisë dhe të hartave me një kufi të jashtëm dhe me një kufi të brendshëm dhe brenda kufirit të brendshëm jemi ne, kështu që nuk mund të na heqin qafe. Pra, jemi aty ose do të përdorim për të tretur më mirë apo do të kemi pastaj mostretje dhe pastaj trupi do të kolapsojë dhe pastaj vjen një pikë ku ti shpërthen nga një kolaps.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA