Rrahu rojen e shkollës “Qamil Guranjaku” në Elbasan, prokuroria lëshon urdhërarresti për prindin 40-vjeçar (emri)

17/02/2024 09:19

Pas shqyrtimit të pamjeve filmike, prokuroria ka lëshuar një urdhërarrest për prindin që rrahu rojen e shkollës “Qamil Guranjaku”, në Elbasan.

40 vjeçari Durim Koçi për motive të dobëta goditi me grushte në oborrin e shkollës, në prani të fëmijeve, 70 vjeçarin roje shkolle. 40 vjeçari akuzohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, me datë 16.02.2024, në bazë të materialit hetimor të ardhur nga Komisariati i Policisë Elbasan, ka regjistruar procedimi penal nr.298, i cili bën fjalë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” e kryer në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën të parashikuar nga neni 237/5 të K.Penal me person nën hetim D.K, i vitlindjes 1984.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, më datë 17.02.2024 nga Prokurori i çështjes është nxjerrë urdhëri përkatës, i cili i është ngarkuar për ekzekutimin e ndalimit shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Elbasan.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me policinë e Shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA