Loja me pyetjet anonime, që banorët nuk do të guxonin t’i bënin hapur, shkaktoi debatoi një ditë më parë një shtëpi.

“Ilnisa, a do të bëje seks për të shkuar në finale”, “Romeo, pse po luan më dobët se Donaldi”, “Bardhi, e kupton sa trap po del”, ishin disa nga pyetjet që revoltuan konkurrentët. Përplasja më e ashpër ishte mes Julit dhe Romeos, ndërsa ky i fundit kërkoi që pyetjet të hapen.

Gjatë diskutimin në spektaklin e kësaj mbrëmjeje, Juli u shpreh se nuk kishte nevojë të zbulonte pyetjet e të tjerëve, pasi mori përgjigjet që deshi për pyetjet që bëri vetë. Nga ana tjetër, Romeo e quajti aktorin lojtar të dobët. Në diskutim, ndërhyri edhe Erjola, Egla dhe Rike.

Romeo: Mendoj se Juli u ndikua nga pyetjet pse e ke frike Romeon të përballesh dhe e mori si sfidë. Më lëndoi pyetja për Donaldin. Pse po luan më keq se Donaldi. Do të thotë që Donaldi luajti keq, unë po luaj akoma më keq.

Juli: Situata është e qartë. U bënë disa pyetje, dikush u ndje keq. Unë jam i kënaqur nga përgjigjet për pyetjet që mora. Ishin përgjigje shteruese dhe nuk kisha interes të dija pyetjet e tjera. Romeo del mbledh të tjerët atje jashtë. Unë nuk e pashë të arsyeshme të ngrija dorën, sepse nuk më duhej. Kam bezdi nga këto gjyqet publike.

Egla: Ishte shumë e rëndësishme të ngrije atë dorën, sepse iu bë një pyetje shumë ofenduese Erjolës: Kush të merr ty për shtëpi.

Romeo: Ky nuk e le dot lojën për një moment

Juli: Pse nuk e le

Romeo: Je lojtar i dobët

Erjola: Mua nuk më vjen keq për pyetjen, më vjen keq që citohet edhe këtu, zgjatet dhe përdoret për lojë. Jam e aftë të mbroj veten time dhe të ngre zërin për veten time

Rike: Shyqyr që dolën këto anonimatet që Juli dhe Romeo të zihen me njëri-tjetrin, se deri më tani, nuk kishin ky të kapeshin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA