“Pse më ngacmon plakën?” Detaje nga ngjarja në Kavajë, ja pse u qëllua me thikë 55-vjeçari
17/02/2024 11:43
Një 55-vjeçar është qëlluar me thikë në Kavajë.
Sipas burimeve, dyshohet se shkaku i këtij sulmi ishte një konflikt, pasi 55-vjeçari I. K., i ka ngacmuar nënën një të riu. Ai tregon se i panjohuri i ka thënë atij “pse më ngacmon plakën”.
I plagosuri është person me precedent penal dhe përdorues i pijeve alkoolike. Ai ka mbërritur i plagosur në spitalin rajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në lagjen nr.5 të Kavajës. Në vendngjarje është gjetur një farsoletë me gjak dhe një kanaçe birre, që gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top Channel