Plagosje me thikë në Kavajë, 55-vjeçari transportohet në spital
17/02/2024 11:06
Një 55-vjeçar ka mbërritur i plagosur me thikës në spitalin rajonal të Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në lagjen nr.5 të Kavajës. Sipas policisë, dyshohet se I. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia është vënë në dijeni nga spitali për ngjarjen dhe po heton për zbardhjen e saj, i plagosuri ndodhet në sallën e operacionit.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top Channel