Një nga përfaqësuesit e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Erald Todri, tha për “N’Timon” se çfarë duhet të kemi parasysh, kur duam të bëjmë ndryshime kontruktive të mjetit.
Fillimisht ai sqaroi se ndryshimi konstruktiv i mjetit është “ndryshimi e një ose disa karakteristikave që përbëjnë të dhëna teknike në lejen e qarkullimit të mjetit, si ndryshimi i njësisë motorike, ndryshimi i kutisë së shpejtësisë, instalimi i impiantit të gazit apo ndryshimin e llojit të mjetit.”
Todri sqaron edhe se cilat janë procedurat e nevojshme për marrjen e lejes së kryerjes të këtyre ndryshimeve dhe ku nuk duhet të gabojmë.
” Kërkesa për aplikim kryhet në mënyrë elektronike dhe para se të kryhet. Në procedurë normale konsiston në ndërhyrje mekanike të specializuar, ndërsa e lehtësuar nuk ka nevojë për ndërhyrje të specializuar, si ndryshimi i ngjyrës apo i numrit të vendeve. Pasi merr miratimin elektronik i drejtohet një servisi të licensuar për të bërë ndryshimet e nevojshme në mjet, më pas i drejtohet subjektit të licensuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës për të kryer provat dhe të pajiset me certifikatën e miratimit. Më pas do të drejtohet në Drejtorinë Rajonale për të kryer azhurnimin e lejes së qarkullimit. Një problematikë është se qytetari kryen shërbim teknik pa kërkuar opinion teknik te DPSHTRR dhe fatkeqësisht mund të jetë i pamiratueshëm”, tha ai.
Në rastet kur vetë qytetari e ka bërë ndryshimin, kërkesa është e miratueshme, por nuk e ka realizuar, punonjësi i DPSHTRR tha se këto raste “marrin gjobë dhe rikthehet procedura nga fillimi”.
Top Channel