“Miss Londra! E kam parë si një vajzë të llastuar…”/ Debat i ashpër mes Ilnisës dhe Françeskës, banoret nuk lënë pas konfliktet e javës

17/02/2024 23:12

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Një nga banoret që ka shkaktuar më tepër dinamika ditët e fundit ka qenë Françeska. Ajo ka patur debate të shumta me Ilnisën dhe Meritonin. Në prime e sotëm banorët kanë patur përsëri ‘përplasje’.

Françeska: Që në momentin që hyra në shtëpi, Ilnisa dhe Meritoni më vijnë mrapa më thonë Miss Londra. Më vijnë me ofendime dhe ngacmime. Ilnisa e nisi vetë atë gjënë me banane kur iu drejtua Fationit dhe po tallej.

Ilnisa: Kur i pashë klipin m’u duk një vajzë interesante. Kur erdhi, më vjen një dorë në shpatullë e më thotë u trashëgofshi. E kam parë si një vajzë të vogël, të llastuar. Më ka treguar që nuk njeh kufij.

Meritoni: Françeska erdhi me laps e letër brenda shntëpisë. U mundua të më afrohej afër. Pastaj jemi ngacmuar.  

Banorët janë ndarë, teksa disa prej tyre kanë përkrahur sjelljen e Françeskës, përfshirë Fationin, e disa të tjerë kanë dalë kundër saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA