23/11 20:33
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique foli në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes kundër Nantes se ai po punon jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen.
Tekniku i PSG-së theksoi se bashku me drejtorin sportiv po punojnë për ekipin e tyre, një përgjigje kjo që lidhet me lajmet e largimit të yllit të skuadrës, Kylian Mbappe në fund të këtij sezonit.
“Unë punoj çdo ditë me stafin tim dhe menaxhmentin sportiv, për të tashmen dhe të ardhmen. Ky është objektivi ynë gjatë gjithë sezonit. Ndeshja kundër Nantes? Pres një ndeshje krejtësisht të ndryshme nga ajo kundër Real Sociedad. Nantes është i organizuar mirë në mbrojtje”-deklaroi ai.
Top Channel