Arsyeja për këtë është se sipas Donaldit dhe fansave të tij, Romeos iu drejtuan shumë pyetje tendecioze, ku në një prej tyre ishte edhe “strategjia” e aktorit për t’u lidhur në lojë apo famës që ka marrë nga lidhjet me personazhet publikë jashtë.
Gjithashtu në njërën prej pyetjeve loja e tij krahasohej me atë të Donaldit, ndërsa ky i fundit ka reaguar pikërisht për këtë dhe pyetjet e tjera, duke shkruar në Instagram: “Kjo loja me pyetje që po bëhet në “Big Brother” qenka super. Gëzojnë disa sikur i kanë dhënë mundësinë të hapin një adresë fake që të shfryjnë mllefet. Ka njerëz që komentojnë me adresën e tyre ka dhe të tjerë që vdesin të shajnë me adresa fake. Ps. Romeo nuk është as më i mirë, as më i keq se unë. Është ndryshe nga unë. Por faleminderit që më kujtoni sepse e bëni shpesh. E marr super pozitivisht sepse kuptoj që s’kanë ku kapen tjetër me Romeon brenda në lojë.”