20 mijë euro iu zbritën çmimit të madh të “Big Brother VIP”, pasi Egla braktisi fermën Ovital.

Madje, aktorja i la pa ujë konkurrentët, pas dënimit që Vëllai i Madh dha për shkak se ajo nuk ndizte mikrofonin.

“Më bënë gjyq publik”, tha Egla gjatë Prime-t të sotëm, duke treguar se ka kërkuar falje.

Egla: Mua më është bërë një gjyq dhe më është dukur vetja mes brigadierësh. U kërkova falje për fermën, për ujin

Ledjona: Pse gënjen

Françeska: Mos gënje

Egla: Jam ulur me disa prej tyre, duke u shpjeguar çfarë ndodhi. Mbrëmë, duke më prekur fizikisht, thanë e keni prerë biletën

E pyetur nga moderatori Ledion Liço, Egla mohoi t’i ketë bërë qëllimisht këto shkelje.

“Jo, nuk e bëra kastile. Para shëndetin, s’ke çfarë do. Pashë një zjarr, ca dele, ca pula, m’u ngazëllua shpirti. Nuk e mendova fare”, tha ajo.

Më tej, banorja drejtoi gishtin te Françeska, Ledjona dhe Meritoni, pasi sipas saj, “po i bien në qafë”.

Egla: Ledjona po i bie një gozhde shumë të ulët. Miss Londra po ashtu është munduar të konfliktohej në një mënyrë apo një tjetër, por pa ia dalë. Trimi (Meritoni) shpërfaqi një fytyrë që nuk ia kisha lexuar, më ka trembur me prezencën e tij në shtëpi

Ledjona: Nëse ka një person që ofendon nga mëngjesi në darkë, është Egla. Bezdiset për gjërat më të vogla. Nuk mban përgjegjësi të fjalëve që thotë dhe veprimeve që bën. Banorëve duhet t’u kërkonte të gjithëve falje. Kemi qëndruar pa ujë për fajin e saj.

Egla: Kam kërkuar falje

Ledjona: Kur shkoja mbushja ujë në pishinë, ti qeshje. Personi më hipokrit këtu, je ti

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA