Forma e Brahim Diaz me Real Madrid nuk kanë kaluar pa u vënë re nga trajneri i Spanjës Luis De La Fuente.
Ai ka bërë 28 paraqitje deri më tani me “Los Blancos” në të gjitha kompeticionet, duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar tre asistime.
Kjo formë e lojtarit, sipas medieve spanjolle ka bërë që trajneri i Spanjës ta mendojë për ta pasur në ekip për miqësoret që ta testojë përpara ndeshjeve të EURO 2024.
Kjo do të ishte ftesa e dytë nga kombëtarja e Spanjës për mesfushorin, ndërsa e para ishte më 8 qershor 2021 në një ndeshje miqësore kundër Lituanisë.
Skuadra e Spanjës do të zbresë në fushë muajin e ardhshëm për dy ndeshje miqësore me aromë amerikano-jugore. Më 22 mars kundër Kolumbisë, ndërsa më 26 mars do të jetë radha e një ndeshjeje mjaft interesante ndaj Brazilit.
Dy ndeshje që do të shërbejnë për të testuar situatën e kombëtares spanjolle në kuadër të kampionatit të ardhshëm europian që do të luhet në Gjermani gjatë verës./ Supersport
Top Channel