122 pako kokaine janë sekuestruar gjatë një operacioni policor në kantonin El Guabo të provincës El Oro në Ekuador.
Në pranga ra Jonathan M., 37 vjeç, u arrestua pasi transportonte drogën me një kamion. Sipas medias së huaj, pakot ishin të mbështjella me flamurin shqiptar.
Kur pa policinë, shoferët që drejtonin furgonin shpejtuan dhe ndërsa përpiqeshin të arratiseshin u përplasën me një fabrikë bananesh në sektorin Santa Lucía dhe shoferi iku mes plantacioneve.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën opakot e kokainës dhe gjatë kontrollit në zonë ata arritën të kapnin Jonathan M., i cili kishte me vete 2090 dollarë.
Koloneli Juan Carlos Mafla, shefi i policisë së El Oro, përmendi se droga e sekuestruar do të dërgohej në Evropë, dhe ka vlerën 7,320,000 dollarë.
Top Channel