Sekretari amerikan Blinken takon ministrin e jashtëm kinez Wang Yi në Mynih (fotot)

16/02/2024 18:25

Sekretari amerikani shtetit Antony Blinken ka mbajtur sot bisedime me ministrin e jashtëm kinez Wang Yi në konferencën e sigurisë në Mynih teksa Uashingtoni raportohet të stabilizojë marrëdhëniet me Pekinin pas disa sfidave për çështje tregtare, territoriale e politike.

Takimi vjen pas replikave mes dy vendeve për çështje si tregtia me Taivani apo të drejtat e njeriut të minoriteteve në Kinë.

Nuk kishte ende detaje për diskutimet e sotme të Blinken por më herët këshilltari i sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan kishte diskutuar për më shumë se 12 orë në dy ditë me Wang në Tailandë, për afrimin e politikave mes dy superfuqive.

Pas takimit të tyre në Bangkok, administrata e SHBA thotë se një bisedë pritet mes presidentit Joe Biden dhe homologut kinez Xi Jinping.

Dy vendet kërkojnë të nisin gjithashtu dialog për sigurinë e inteligjencës artificiale, thonë burimet diplomatike.

FOTO GALERI
1/3
Uashingtoni raportohet të stabilizojë marrëdhëniet me Pekinin pas disa sfidave për çështje tregtare, territoriale e politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA