Natë e nxehtë në Big Brother VIP3, ndërsa Roza Lati ka vendosur të ‘hakmerret’ ndaj Romeo Veshajt për trukun e organizuar nga ky i fundit në bashkëpunim me Fationin, duke u shtirur sikur i ishte futur në shtrat pa të mbathura.
Madje për ta vërtetuar këtë, Romeo kishte marrë masa. Një palë të mbathura rezervë, të cilat ja fluturoi mbi kokë Rozës duke pretenduar se që nga ai moment ishte lakuriq, madje e ftoi edhe moderatoren disa herë në shtrat.
E irrituar me lojën perfekte të Romeos, për të cilën nëse nuk do të kishte dhënë informacion Erjola, vështirë se do të zbulohej, Roza ka vendosur t’ja paguaj Romeos me të njëjtën monedhë. ‘Bisha’ për të cilën ajo thoshte shpeshë se e kishte brenda vetes, duket se ka ndryshuar vendet me Rozën e racionale që ne njohim dhe moderatorja ka provokuar aktorin e veshur me rroba banje që e tregonin një seksbombë të vërtetë.
Në një mënyrë tepër sensuale, Roza i është afruar Veshajt duke u shtrirë mbi jorgan. Aktori i kërkonte të mbulohej, ndërsa Roza refuzoi duke thënë “kam vap”. Kritikave të aktorit, Roza iu përgjigj duke thënë: “Mund të të ketë marri malli të rrish më një femër seksi në shtrat, pas një muaj që kë që rri në BBV.”
Një reagim ka ardhur edhe nga Heidi, e cila e pyetur nga Fationi sesi po i duket situata u përgjigj duke i thënë “më pëlqen”.
Pjesë nga biseda:
Romeo: Mbulohu moj zonjë
Roza: Më lërë mor zotëri
Juli: Hiqi Roza dhe ti dhe një në rregull
Roza: Mendoj se deri këtu jam mire me performancën time. Apo je zemër?
Romeo: Po, hajde mbulohu.
Fation: Heidi si të duket situata?
Heidi: Më pëlqen.
Romeo: Mbulohu Roza.
Roza: Kam vap!
Më vonë, ka qenë Meritoni që i ka hedhur benzinë zjarrit duke i vendosur Rozës krem tek këmbët, ndërsa filloi ta masazhonte.
Romeo: Mos do të ndërrojmë vendet, a do te vish këtu mo?
Meriton: Ika ika.
Romeo: Ore kjo nuk futet, pse kështu do rrim ne?
Roza: Ai ka hequr brekët normal që nuk futem.
Romeo: Po ti më the sot do të fus duart.
Roza: Po.
Romeo: Po më fut duar ore, mos më picko moj. Unë do e mbuloj tani kështu. Ti më the do të të fus duart do të të ngri zgupthi.
Roza: Unë ti fus duart.
Romeo: Kjo tek barku se më lë gjithë shenja.
Roza: Do i fus duart tek kilikosja po thosha.
Romeo: Ka frikë të futet, se kështu lart rrinë që të gjithë.
Roza: Mund të të ketë marri malli të rrish më një femër seksi në shtrat, pas një muaj që kë që rri në BBV.
Romeo: Jo moj.
Ilnisa: E mbajtët fjalën?
Romeo: I kam heq bokset unë, jam pa bokse. Po mos të rri kjo 2 minuta unë nuk dal që këtej.
Top Channel