
28/02 19:55
Kryeministri Edi Rama ka takuar në Mynih homologun maqedonas, Talat Xhaferri.
“Pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes“, shkruan Rama në “Facebook’, ku ka ndarë edhe një foto nga shtrëngimi i duarve me Xhaferrin.
Në janar, Talat Xhaferri mori detyrën si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Ai drejton qeverinë e përkohshme që do të çojë vendin në zgjedhjet e dyfishta që do të mbahen në muajin maj.
Top Channel