Partizani ka mundur 2-1 Tiranën në derbin e 173-të në historinë e dy prej skuadrave më të titulluara në vend.

Të kuqtë ngjiten në kuotën e 40 pikëve dhe vendosin bardheblutë në pozita të vështira sa i përket pjesëmarrjes në “Final 4”. Bardheblutë mbeten në kuotën e 34 pikëve në vendin e katërt, por Dinamo e vendit të pestë ka dy ndeshje më pak për momentin dhe është vetëm 3 pikë larg.

Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës u bë mjaft emocionuese, teksa serinë e golave e hapi skuadra e Tiranës pas një kundërsulmi me Abazajn dhe Latifin. Abazaj tentoi portën, por topi i pritur nga portieri Hoxha shkoi te Latifi që nuk fali.

Por, Partizani nuk u dorëzua dhe në minutën e 30-të barazoi shifrat me Skukën, pas një penalltie të fituar nga Skuka. Portieri i Tiranës, Abdullahu, gaboi në largimin e një topi në zonë dhe pastaj shkaktoi faull kundër Skukës. Gjyqtari Feratajn nuk pati dyshime dhe akordoi 11-metërsh, të cilin po Skuka e shndërroi në gol.

Në minutën e 42-të ishte sërish Partizani që shënoi duke përmbysur rezultatin me golin e Carës. Në minutën e 68-të Lushkja gjuajti shtyllën, por kaq nuk mjaftoi që Tirana të barazonte, ndonëse u përpoq. Të pranishëm ishin afro 13 mijë tifozë në Arenën Kombëtare. Ndërkaq, ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Teutës dhe Kukësit u mbyll me fitoren minimale të durrsakëve, pas një goli të shënuar nga Peposhi me penallti.

NDESHJET NESËR

Laci-Dinamo 13:30

Erzeni-Skënderbeu 13:30

Vllaznia-Egnatia 17:00

RENDITJA PROVIZORE

Skuadra                      ND Pikë

Egnatia                        23  48

Partizani                     24  40

Vllaznia                      23  37

Tirana                         24  34

Dinamo                      22  31

Laci                             23  28

Skënderbeu              22  28

Teuta                         24  24

Erzeni                       23  23

Kukësi                      24  19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA