Tjetër aksident ka ndodhur në një nga galeritë private të kromit në zonën e Martaneshit po të njësisë administrative Martanesh.

Sipas policisë lokale te Bulqizës minatori me detyrë brigadier gjatë punës është dëmtuar në këmbë si pasojë e një shembje masivi të kromit.

I aksidentuari është pikasur nga kolegët e tij të cilët kam bërë të mundur nxjerrjen e minatorit ku më pas është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i është dhënë ndihma e parë.

Sipas mjekëve të spitalit të Bulqizës minatori kishte dëmtime në këmbë gjë që i ka detyruar ta nisin drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar pasi në spitalin e Bulqizës mungojnë edhe mjekë specialist  kryesisht ai i kirurgjisë.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve ku një tjetër minator u aksidentua rëndë në një tjetër subjekt më zonën 41 në krah dhe në kokë.

Ndërkohë policia lokale dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA