Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese zbulon detajet nga takimi me Blinken: Rinkonfirmoi mbështetjen e SHBA në hapat për reformën në drejtësi

16/02/2024 09:10

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka zbardhur detaje nga takimi me Sekretarim Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Zaçaj thekson se Blinken rinkonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapat për reformën në drejtësi, duke e cilësuar vijueshmërinë e saj si kyçe për zbatimin e shtetit të së drejtës.

“Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antoni Blinken. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, zonja Holta Zaçaj, ishte e pranishme në takimin që Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoni Bliken, zhvilloi me krerët më të lartë të institucioneve të drejësisë në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë takimit z. Blinken rinkonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapat për reformën në drejtësi, duke e cilësuar vijueshmërinë e saj si kyçe për zbatimin e shtetit të së drejtës, demokracinë dhe zhvillimin e vendit”, theksohet në njoftim.

Sekretari Blinken u takua një ditë më parë  me kreun e SPAK, Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA