Ashtu siç njoftoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë do të hapet në fillim të muajit mars.

Lajmin e bëri të ditur një ditë më parë, gjatë vizitës së tij për herë të parë në Shqipëri.

Këto janë pamjet që vijnë nga LSA, të kapura nga lart, një projekt që kam vlerën rreth 50 milion euro.

“Muajin e ardhshëm, Shqipëria do të përurojë bazën ushtarake në Kuçovë. Aleatët tanë, që janë 30 e që së shpejti do bëhen 32, kanë vullnetin e hekurt që të ndihmojnë njëri-tjetrin. Aleanca jonë është më fortë, për shkak të begatisë që bashkëndajmë, jemi të lumtur që Shqipëria vazhdon të bëjë pjesën e saj”, tha Blinken.

Sekretari foli edhe për bazën detare të NATO-s në Durrës, për të cilën tha se është “diçka që e kemi diskutuar dhe do të vazhdojmë ta diskutojmë përmes NATO-s dhe proceseve që NATO ka përsa i përket vendosjes së aseteve të tjera, që janë të rëndësishme për aleancën”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA